Pista e re për maskarën në Serbi, 21-vjeçari vrau 8 persona me ndihmën nga…

21-vjeçari nga Mlladenov i Serbisë, Uros Blaziçi që vrau tetë të rinj me kallashnikov dhe plagosjen e 14 të tjerëve natën e së enjtes dhe të premtes, ka pasur bashkëpunëtor.

Prokuroria dhe policia janë duke hetuar nëse ai ka pasur ndonjë lloj ndihme nga një person tjetër dhe nëse konstatohet se ka pasur, do të vijojë puna për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe ndëshkimin e atyre personave.

I riu ka qëlluar dhe ka vrarë njerëz nga fshatrat përreth Dubonë dhe Malo Orasje, të cilët as që i njihte. Blaziç ka pranuar krimin gjatë seancës në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?