Plas grushti gjatë ceremonisë mortore, rrihet lideri i opozitës turke (VIDEO)

Lideri i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, është sulmuar nga një grup i cili protestonte kundër tij gjatë ceremonisë mortore të një martiri që humbi jetën ditë më parë në kufirin Turqi-Irak, raporton Anadolu Agency (AA).

Kılıçdaroğlu vizitoi rrethin Çubuk të kryeqytetit Ankara, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të martirit Yener Kırıkcı, i cili humbi jetën në kufirin Turqi-Irak. Një grup i cili brohoriste me sloganin “Martirët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet, mallkuar qoftë PKK-ja”, sulmuan me grushte dhe shqelma Kılıçdaroğlu-n.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 31 mars, Partia Demokratike e Popujve (HDP) e cila njihet me afërsinë ndaj organizatës terroriste të PKK-së, në qytetet perëndimore të Turqisë kishte mbështetur kandidatët e CHP-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Lideri opozitar i cili mbrohej nga njësia e operacioneve speciale, policia dhe xhandarmëria, pasi u mor nga zona, është dërguar në një shtëpi. Ndërsa përreth shtëpisë u krijua një rreth sigurie.

Prokurori i përgjithshëm i Ankarasë, Yüksel Kocaman, në deklaratën për AA tha se kanë nisur hetim në lidhje me rastin.  Ndaj sulmit reagoi edhe ministri i Drejtësisë, Abdülhamit Soylu, duke theksuar se është e papranueshme që të ndodhë një incident i tillë në ceremoninë mortore të martirit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?