Pneumonia që do sulmonte mushkëritë e do u rezistonte trajtimeve u parashikua që në 2008
Në verën e vitit 2008, një psikike e moshuar e cila pretendoi se filloi të merrte parashikime që në moshën 5 vjeç, publikoi një libër që përmbante një parashikim të keq.
“Rreth vitit 2020, një sëmundje e rëndë si pneumonia do të përhapet në të gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe tubat bronkial dhe duke rezistuar ndaj të gjitha trajtimeve të njohura,” tha ajo. “Pothuajse më shqetësuese sesa vetë sëmundja do të jetë fakti që papritmas do të zhduket aq shpejt sa arriti dhe do sulmojë përsëri dhjetë vjet më vonë, dhe pastaj do të zhduket plotësisht”.
Parashikimi u venit nga kujtesa publike dhe autori i librit, Sylvia Browne, vdiq në vitin 2013. Por pandemia e koronavirusit është sjellë në vëmendje nga libri i Broëne, “Fundi i ditëve: parashikimet dhe profecitë mbi fundin e botës”, ku në Amazonë po shitet për qindra dollarë.
Qeveria dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë të gjitha llojet e udhëzimeve për t’i ndihmuar njerëzit të mbrohen nga përhapja e Covid-19. Por ekziston një ngjitje tjetër që ekspertët duket se janë të pafuqishëm për të ndaluar: Murtaja e profetëve që paralajmërojnë se koronavirusi është një shenjë që ne jemi në “fundin e ditëve”.
Ekziston diçka në lidhje me pandemitë që po shkaktojnë panik tek njerëzit, që po zbrazin mendjet e tyre së bashku me raftet e supermarketev.
Paralajmërime të panumërta kohët e fundit, si parashikimi i Browne-së, po përhapen në internet, duke përzier frikën e koronavirusit me gjithçka nga paranoja politike për një “qeveri #oneworld të kontrolluar nga KB” deri te zjarret e Australisë.
KOHA JONË SONDAZH

