Po festonin fitoren e Erdoganit, autobusi me mbështetësit e presidentit përplaset me një kamion, 22 të plagosur

Autobusi me mbështetësit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është përplasur me një kamion, ku për pasojë u plagosën 22 persona.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Anadollit në Saraya, ndërsa mësohet se kishte votues nga partia e Erdoganit, AK, të cilët po ktheheshin nga Stambolli për në Orgu. Mësohet se ishin duke festuar mbi fitoren e Erdoganit në zgjedhjet presidenciale.

Të plagosurit janë transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?