Pochettino “shtang” tifozët e Tottenhamit

Lumturia dhe lotët e gëzimit pas arritjes spektakolare në Amsterdam, për Champions League, iu lanë vendin dyshimeve të trajnerit të Tottenhamit për të ardhmen e tij në stolin e skuadrës londineze. I pyetur nëse do të linte “Spurs”-at nëse fitonte në finalen e Championsit, tekniku argjentinas u përgjigj me mundësinë e largimit edhe nëse do të humbasë.

I kërkuar nga klubet më të njohura europiane, të gatshme ta mbulojnë në miliona vetëm për ta bindur ta nisë sezonin dhe projektin e ri me ta, Mauricio Pocchettino rindezi edhe njëherë zërat e merkatos që e afrojnë me Paris Saint-Germain, Juventusin apo Milanin.

Tekniku latin ka admirues të shumtë, e pas 5 vitesh në Londër mund të vendosë të provojë diçka të re, me ose pa suksesin në Champions. Takimi në finalen e madhe të Madridit do të ishte mbyllja e një rrethi që simbolizon një aventurë fantastike të nisur në vitin 2014 me “Spurs”-at. Pa merkato, por me dëshirë dhe lëvizje të guximshme, Pochettino ka dërguar skuadrën në ndeshjen e fundit të Championsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të së kaluarës së tij tek Espanyoli, trajneri ka thënë se kurrë nuk do të drejtojë Barcelonën, por ka të tjerë gjigantë që e duan ta ulin në stol që pas një muaji. Bayern Munchen, Manchester United apo PSG kanë oferta konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?