Policia italiane arreston 42-vjeçarin shqiptar, bosi i trafikimit të lëndëve narkotike

Policia italiane ka vënë në pranga një 42-vjeçar shqiptar, i cilësuar si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Ai u arrestua nga karabinierët në aeroportin e San Francesco të Assizit.

Operacioni i quajtur “San Mariano 2017”, u realizua pas më shumë se 7 muaj hetime nga karabinierët e Seksionit të Operacioneve italiane, i koordinuar edhe me Prokurorinë në Perugia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet njoftojnë se operacioni kishte qëllim goditjen e kësaj organizate e cila përbëhej nga 6 shqiptarë dhe ishin të vendosur në Italinë Qendrore ku edhe menaxhonin trafikun e drogës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimi bëri të mundur sekuestrimin e rreth 1, 400 kg marijuanë, armë dhe një gomone, shkruajnë mediat e huaja.

42-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në burgun Capanne.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?