Policia kap 9.5 ton kokainë, u përkiste 30 grupeve kriminale

Policia spanjolle ka sekuestruar 9.5 ton kokainë të fshehur mes kutive me banane në një kontejner që kishte ardhur nga Ekuadori në portin jugor të Algeciras.

Sasia rekord ishte e destinuar për tregun e Europës Qendrore, ndërsa nuk dihet saktësisht përfitimi që trafikantët do të merrnin. Kutitë ishin të shënuara me më shumë se 30 logo të ndryshme që përputheshin me rrjetet e ndryshme kriminale europiane që do të merrnin kokainën.

Policia nuk dha emra të organizatës apo rrjeteve kriminale në Europë. Droga u gjet më 23 gusht në një kontejner frigorifer, shtoi policia. Organizata kriminale në Ekuador kishte një rrjet të madh për të transportuar drogë në Spanjë përmes një kompanie ndërkombëtare të tregtisë së bananeve, e vendosur në portin Machala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?