Presidenca Donald Trump, ka në fokus 5 ndryshime për botën

Fitorja e Donald Trump në garën presidenciale amerikane mund të ndryshojë marrëdhëniet e Amerikës me pjesën tjetër të botës, kjo në disa mënyra të rëndësishme. Kur urimet e lidërve global kanë nisur ndaj Trump, një analizë e BBC, sjell pesë prej ndryshimeve që priten të zbatohen nga Presidenca Donald Trump.

Tregtia e lirë

Nëse Donald Trump do të ndjek me pikëmëri politikat e tij për një tregti të lirë, ky do të jetë ndryshimi më i madh në mënyrën se si Amerika do bëjë biznes me pjesën tjetër të botës. Ai ka kërcënuar se do të heqë një numër të marrëveshjeve ekzistuese të tregtisë së lirë, duke përfshirë “Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut” mes Kanadasë dhe Meksikës, të cilën ai e fajëson për humbjet e vendeve të punës. Ai ka sugjeruar edhe tërheqjen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Tregtisë. Favorizon taksat e larta të importit dhe ka folur për 45 përqind taksë për mallrat që importohen nga Kina dhe 35 përqind për ato që importohen nga Meksika. Ai thotë se kjo lëvizje do të ndalojë emigrimin e kompanive amerikane në vende me kosto të ulët prodhimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi i klimës

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump ka thënë se do të “anullojë” marrëveshjen e nënshkruar vetëm disa ditë më pak nga më shumë se 195 vende në dhjetor të vitit 2015 dhe bëhet fjalë për “Paktin e Parisit”. Ai ka thënë gjithashtu se do të ndalojë të gjitha fondet e SHBA-së për programet e ngrohjes globale të Kombeve të Bashkuara. Largimi i një vendi të vetëm nga kjo marrëveshje nuk e cënon atë, gjithsesi, largimi i vendit më të fuqishëm do të ishte një goditje e rëndë për paktin. Trump është pro shtimit të shpimeve dhe zgjerimit të teknologjisë për naftën argjilore, premton thjeshtimin e rregulloreve në këtë sektor dhe ndërtimin e linjës së importit të naftës Keystone XL nga Kanadaja.

Kufijtë e mbyllur

Ndaj emigracionit Donald Trump ishte shumë i ashpër fillimisht, por sa më shumë afrohej data e zgjedhjeve, aq më shumë zbutej ai në këtë drejtim. Ndaj, sot është ende e vështirë të parashikohet nëse do të realizojë deklaratat e famshme për murin e madh me Meksikën apo për dëbimin e mbi 11 milionë emigrantëve të paligjshëm. Ky qëndrim u zbut dhe Trump nuk fliste më për emigrantët e paligjshëm, por për “ata që ishin me precedentë kriminalë”. Deklaroi gjithashtu edhe një qëndrim të ashpër kundër myslimanëve, të cilët tha se nuk do t’i lejojë të hyjnë në SHBA. Edhe ky qëndrim u zbut së fundmi, kur deklaroi se i referohej ekstremistëve nga disa vende të caktuara të globit, por pa përmendur vendet.

Nato

Trump ka fshikulluar Naton, si të vjetëruar dhe anëtarët e saj si aleatë mosmirënjohës që përfitojnë nga bujaria e SHBA-së. Ai thotë se Amerika nuk mund të përballojë mbrojtjen e vendeve në Europë, pa kompensim të përshtatshëm, duke sugjeruar se do të tërheqë forcat amerikane. Në një kuptim, ai është thjesht duke shprehur shqetësime të dikurshme të amerikane për shumicën e anëtarëve të NATO-s, që nuk e plotësojnë qëllimin e tyre të shpenzimeve të paktën 2% të GDP-së për mbrojtjen.

Rusia

Trump ka thënë se ai beson se ai mund të zbus tensionet me Presidentin Vladimir Putin, ku e ka vlerësuar atë si një lider të fuqishëm me të cilin ai dëshiron që të ketë një marrëdhënie të mirë. Ai ka thënë se mund të përfshijë përtej një dëshirë në një luftë të përbashkët kundër militantëve të Shtetit Islamik. Këmbëngul se me të në krye të Shtëpisë së Bardhë, respekti i Putinit për Shtetet e Bashkuara do të jetë më i madh sesa me Hillary Clinton apo Barack Obaman.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?