Presidenti Erdogan, nuk heq dorë nga ”lufta” zgjedhore

Presidenti Tayyip qështë shprehur se partia e tij, ‘’AK’’ do të vazhdojë sfidën e saj ndaj rezultateve të zgjedhjeve të Stambollit, pasi kandidati kryesor i opozitës u bë kryetar i bashkisë, por sipas tij Turqia duhej t’i japë fund debatit mbi këtë çështje dhe të përqendrohet në çështje si ekonomia.

“Ne do të vazhdojmë me luftën tonë deri në fund. Kur YSK (Bordi i Lartë i Zgjedhjeve) të thotë fjalën e fundit, çështja do të mbyllet për ne, “tha Erdogan në një fjalim gjatë konfederatës së bashkuar. Sipas tij, Turqia duhet t’i zhvillojë zgjedhjet e planifikuara në mënyrë efektive dhe të trajtojë problemet ekonomike dhe të sigurisë, duke nxitur reformat strukturore.

Është thelbësore që të zgjidhim mosmarrëveshjet zgjedhore dhe të përqendrohemi në problemet tona reale, veçanërisht në ekonominë dhe sigurinë,” shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitorja e Ekrem Imamogluun, në zgjedhjet komunale ishte një goditje e rëndë për Erdogan duke i dhënë fund 25 viteve të qeverisjes nga AKP.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?