Presidenti i BE: Anëtarët e tjerë, të vendosur të rrinë bashkë

Placeholder Image

Liderët e 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së janë të vendosur të mbeten të bashkuar pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga blloku, deklaroi sot president i BE-së, Donald Tusk duke kërkuar kujdes me reagimet histerike.

Një shumicë prej rreth 52 për qind e votuesve britanikë zgjodhën largimin nga BE-ja, në një referendum të zhvilluar dje duke u bërë kështu vend i parë që largohet nga blloku i 28 anëtarëve.

“Sot, në emër të 27 liderëve të BE-së, mund të them se mbetemi të vendosur për të qëndruar të bashkuar si 27-ëshe”, tha Tusk duke shtuar se kishte folur me secilin prej tyre ditët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Të 27 liderët do të zhvillojne bisedime jozyrtare pa praninë e kryeministrit, David Cameron në një samit që do të mbahet në Bruksel javën e ardhme”, shtoi Tusk duke theksuar se do të propozonte një reflektim më të thellë për të ardhmen e bllokut. ”Nuk do të ketë boshllëk ligjor në Britaninë e Madhe”, tha Tusk.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Deri në finalizimin e largimit zyrtar të Londrës, legjislacioni i BE-së do të vazhdojë të zbatohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe me këtë dua të them të drejtat dhe detyrimet”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?