Presidenti malazez Milatoviç: Njohja e Kosovës është çështje e përfunduar për Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha të dielën se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë janë çështje të përfunduara.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë, si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian, janë çështje të përfunduara”, tha zoti Milatoviç, sipas një njoftimi të presidencës malazeze.

Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, e përafroi politikën e tij të jashtme ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se tani politikanët në Mal të Zi janë fokusuar në tema që kanë rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimet evropiane”, tha presidenti Milatoviç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i Malit të Zi shtoi se mandatin e tij do t’ia kushtojë qëllimit për hyrjen e vendit në BE dhe se shpreson që të gjitha subjektet politike të tregojnë përgjegjësi në këtë drejtim. Ai tha se beson se Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së në katër deri në pesë vitet e ardhshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?