Presidenti serb Vuçiç probleme me shëndetin, anulon të gjitha takimet

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Suzana Vasiljeviç, ka thënë se gjendja e tij nuk është e mirë dhe se për këtë është dashur të anulojë disa takime në ditët në vijim, shkruan B92 të mërkurën.

Ajo ka përmendur edhe gjendjen në Kosovë si arsye për përkeqësimin e shëndetit të Vuçiçit.

“Kështu që kemi vendosur, në fakt mjekët i kanë propozuar që të ndalet dhe të pushojë pak”, ka thënë ajo, raporton Koha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, që është dashur të nisë sot në Novi-Sad, e ku duhej të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta “Danas” ka shkruar se kjo ngjarje është anuluar për shkak të tensioneve në Kosovë.

Kjo iniciativë për Ballkanin Perëndimor është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Po ashtu, sipas këshilltares së tij, Vuçiçi ka anuluar edhe takimet e sotme me ambasadorët e Kinës dhe Rusisë në Beograd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?