Pritet një valë e katërt, por vaksinat do të ndihmojnë

Franca do të përballet me një valë të 4-tër të Covid-19, kjo për shkak të përhapjes së variantit Delta, i identifikuar fillimisht në Indi. Kështu u shpreh këshilltari shkencor i qeverisë, profesor Arnaud Fontanet.

Për të kjo valë mund të godasë Francën në fillim të vitit të ri shkollor. Eksperti mendon edhe se fushata e vaksinimit do të ndihmojë në zbutjen e efekteve të valës së re të pandemisë.

“Mesazhi lidhur me vaksinimin është ekstremisht i rëndësishëm pasi me dy doza të vaksinës të cilat parandalojnë shtrimet në spital në 95 përqind të rasteve, ka shumë mundësi të parandalojmë që kjo valë e 4-t të mos shtojë presionin në spitale, të shkaktojë ndërlikime të rënda apo edhe vdekje”.

Infektimet me Covid-19 po bien në Francë, me rreth 1800 raste të reja të raportuara mesatarisht çdo ditë. Kjo përfaqëson 3 përqind të mesatares ditore, të raportuar në kulmin e valës së trete, në muajin nëntor.

SHKARKO APP