Propozimi i vendeve europiane, çereku i buxhetit për ndryshimet klimatike

Tetë vende evropiane bënë thirrje për një strategji ambicioze për trajtimin e ndryshimeve klimatike, duke kërkuar shpenzimin e çerekut të buxhetit të Bashkimit Evropian për luftimin e tyre.

Deklarata e përbashkët thotë se BE-ja duhet të ndalojë plotësisht emetimin e gazrave serrë maksimumi deri më vitin 2050, dhe u nënshkrua nga Franca, Belgjika, Danimarka, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Në deklaratë bëhet me dije se ndryshimet klimatike kanë ndikim të thellë për të ardhmen e njerëzimit dhe se ato janë tashmë të dukshme, teksa shtuan se plani i tyre duhet të jetë një shembull për t’u ndjekur për vendet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimi vjen në prag të një samiti të madh të udhëheqësve evropianë, që do të nisë të enjten në Rumani, ku ndër të tjera do të diskutohet për të ardhmen e Evropës dhe strategjinë e BE-së për pesë vitet e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?