Protestat e dhunshme, humb jetën gazetarja në Irlandën e Veriut

Mbrëmjen e të enjtes në Londonderry, në Irlandën e Veriut ka pasur konfrontime mes manifestuesve nacionalistë dhe policisë, ku për pasojë ka humbur jetën një gazetare 29-vjeçare e cila po raportonte ngjarjen. Policia ka njoftuar se vrasja e gazetares Lyra McKee po hetohet si “një incident terrorist”.

Gjatë protestës janë lëshuar disa shishe molotov ndaj makinave të policisë, duke i vënë flakën. Protestat nisën pasi autoritetet kontrolluan disa shtëpi, në kuadër të hetimeve për shpërthimin e një makine në muajin janar.

Dyshohet se vrasësit e gazetares janë disidentë republikanë që i përkasin grupit “IRA”, një organizatë e armatosur që ka luftuar për pavarësinë irlandeze, por që sot nuk është me aktive. Hetuesit dyshojnë se janë të njëjtët njerëz që në muajt e shkuar kanë vendosur pako shpërthyese në Londër dhe Glasgou.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?