Protestat kundër luftës, në Rusi arrestohen më shumë se 900 persona

Më shumë se 900 persona janë arrestuar këtë të diel nga policia në Rusi, pas protestave që u organizuan në 44 qytete kundër luftës me Ukrainën. Protestat e ditës së sotme përkojnë edhe me përvjetorin e shtatë të vrasjes së politikanit të opozitës Boris Nemtsov.

Sipas Reuters, disa nga arrestimet u bënë në një memorial të improvizuar jashtë Kremlinit në vendin ku u qëllua Nemtsov. Ai ishte një kritik i njohur i Presidentit Vladimir Putin.

Ai ishte kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014 dhe mbështetjes së Moskës për separatistët pro-rusë në Ukrainë, gjë që përfundimisht çoi në atë që Putin e quajti një “operacion special” për të mbrojtur dy rajonet separatiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?