Protestë në SHBA për mësuesin turk, kongresmeni amerikan Weber: Erdogani po bën krim kundër njerëzimit

Pas rrëmbimit nga forcat e shërbimeve turke të një tjetër mësuesi turk, kësaj here në Kirgistan, një protestë civile është mbajtur edhe në SHBA. Pjesë e kësaj protestetë mbajtur përpara Kongresit të SHBA-së për lënien të lirë të mësuesit turk, Orhan Inandë, i cili theksohet së po mbahet me forcë në ambasadën e Turqisë në Bishkek është bërë edhe anëtari nga Teksasi i Kongresit të Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Randy Weber, duke u shprehur se Erdogani është duke kryer krime kundër njerëzimit dhe demokracisë.

Randy Weber, një nga anëtarët e Kongresit të Përfaqësuesve të SHBA, i’u bashkua protestës së mbajtur përpara godinës së Kongresit të SHBA për mësuesin turk, Orhan Inandë, që është rrëmbyer nga forca të Shërbimit Informativ të Turqisë (MIT) në Kirgistan dhe po mbahet forcërisht në ambasadën turke atje, madje me këtë rast ai ka mbajtur edhe një fjalë.

Weber mbante në duar një pankartë ku shkruhej ”Lirojeni menjëherë Orhan Inandën”, e cilësoi një “turp” atë që është duke ndodhur, duke shtuar se tanimë nuk ka dyshim që Presidenti rexhep Tajip Erdogan është një diktator autokratik dhe antidemokratik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Weber-in, Erdogani po bën gjithçka që mundet për t’i bërë dëm Turqisë dhe se ngjarja me arsimtarin Inandë është vetëm turpi i mbramë i gjithë ç’e paskrupullt që ka ndodhur gjer më sot, andaj Orhan Inandë duhet të lihet menjëherë i lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?