Pse gratë dashurojnë vras*sit serial?
Historia ka treguar se ndonëse vrasës serial, shumë gra janë tërhequr prej tyre dhe për rrjedhojë lind pyetja “pse”. Janë të shumtë psikologët që herë pas here tentojnë të përgjigjen shkencërisht pse vërehet ky fenomen. Si është e mundur të biesh në dashuri me një njeri që e di mirë që ka marrë jetë dhe ka shkatërruar të tjera?
Disa argumentojnë se tërheqja që një grua mund të ndjejë ndaj një vrasësi serial është sepse ajo e sheh atë si një fëmijë të vogël që ka nevojë për dashurinë e saj amtare. Prandaj, nuk është e rrallë të krijosh një lidhje dashurie bazuar në nevojën për kujdes dhe mbrojtje.
Një tjetër këndvështrim këto gra përpiqen të shtojnë një dramë në jetën e tyre. Aato kërkojnë aventurën dhe rrezikun që premton një marrëdhënie e tillë gjëra që ato, në mënyrë paradoksale, mendojnë se kanë më pak gjasa t’i ndodhin vetes.
Le të mos harrojmë gjithashtu sindromën Hubristofilia ose sindromën Bonnie dhe Clyde. Hubristofilia i referohet grave që tërhiqen nga kriminelët dhe banditë, të cilat konsiderohen si partneri i përsosur. Ata u dërgojnë mesazhe dashurie pasi besojnë se pavarësisht krimeve të tyre të tmerrshme, ata do të jenë ndryshe me ta.
KOHA JONË SONDAZH

