Punoi 200 orë jashtë orarit, mjeku i jep fund jetës

Takashima Shingo, si mjek i ri punonte në një spital në Kobe City në Japoni, kur kreu vetëvrasje majin e shkuar. Sipas mediave në vend, ai kishte punuar mbi 200 orë jashtë orarit të punës brenda një muaji, pa marrë asnjë ditë pushim. Qendra mjekësore ku ai punonte i mohoi akuzat në një konferencë për shtyp të mbajtur javën e kaluar.

Por në qershor, organi qeveritar i inspektimit të punës vendosi se vdekja e tij ishte incident i lidhur me punën për shkak të orëve të tij të gjata, duke nënvizuar kështu presionin e bërë mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Japonia lufton prej kohësh një kulturë të vazhdueshme të punës së tepërt. Ka punonjës në sektorë të ndryshëm që raportojnë orë ndëshkimi, presion të lartë nga mbikëqyrësit e kompanisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?