Pushtimi i Ukrainës në kurrikulën e shkollave ruse
Nga viti i ri shkollor, nxënësve rusë tashmë do t’u mësohet “operacioni special ushtarak” në Ukrainë, siç Rusia e quan luftën që ka nisur ndaj Kievit zyrtar.
“Perëndimi u fiksua me destabilizimin e situatës brenda Rusisë, fillimisht përgjatë kufijve të vendit. Për këtë arsye ata e mbështetën hapur Rusofobinë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Faza tjetër e planit të tyre ishte të tërhiqnin Rusinë në një seri konfliktesh dhe “revolucionesh”, të destabilizonin ekonominë e saj dhe të zëvendësonin autoritetet e saj me kukulla. Qëllimi përfundimtar ishte një sekret i përbashkët: të shpërbëhej Rusia dhe të fitonte kontrollin e burimeve të saj”, ky është një nga fragmentet e librit të historisë.
Ky libër do të shpërndahet nga 1 shtatori nxënësve klasave të 10-ta dhe të 11-ta. Një nga autorët e librit është Vladimir Medinsky, ish-ministër i Kulturës i vendit.
KOHA JONË SONDAZH

