”Putin helmuesi”/Lideri i opozitës, Alexey Navalny dënohet me burg

Një gjykatë e Moskës ka dhënë sot dënimin me dy vite e gjysmë burg për kryeopozitarin rus Alexey Navalny. Gjatë seancës lritiku i ashpër i Kremlinit, vinte në lojë pretendimet se kishte shkelur lirinë me kusht, dhe denonconte liderin e vendit duke e quajtur “Putin helmuesi”.

Navalny argumentonte se nuk mund të njoftonte autoritetet e tij, pasi ishte në gjendje kome. ”Presidenti i vendit tha publikisht në televizion se më lejon të shkoj të trajtohem në Gjermani dhe ju nuk e ditkeni?”, tha ai.

Për më tepër Navalny fajësonte Putin se kërkonte ta dëbonte nga Rusia. “Arsyeja për këtë është urrejtja e frika e një personi që jeton në bunkerin e tij, sepse uën e ofendova rëndë me mbijetesën time. Atij mudn t’i duket vetja si një politikan i madh, si lider botëror, por për mua do të mbetet Putin Hlemuesi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi pritet të zemërojë përsëri mbështetësit e Navalny që kanë dalë në protesta në numra të mëdhenj gjatë dy javëve të fundit, duke kërkuar lirimin e tij. Navalny u ndalua dy javë më parë sapo u kthye në Moskë nga Berlini, me akuzat se ka shkelur lirinë me kusht të një dënimi të pezulluar në 2014 për përvetësim fondesh, çështje të cilën ai e ka quajtur të motivuar politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?