Putin-Kim Jong-un, takimi i parë këtë të enjte

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut, për një takim me presidentin Vladimir Putin. Kremlini njoftoi se takimi do të zhvillohet ditën e enjte. Kim Jong-un pritet të kërkojë nga presidenti rus lehtësimin e sanksioneve, në një kohë kur bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çarmatimin bërthamor kanë mbetur në vendnumëro.

Vitin e kaluar, kreu koreano-verior zhvilloi takime të nivelit të lartë me presidentin amerikan, Donald Trump, si dhe udhëheqësit e Vietnamit, Kinës dhe Koresë së Jugut. Por, fokusi i tij tani duket se po kthehet edhe drejt Moskës.

Kim dëshiron lehtësim nga sanksionet e ashpra të Kombeve të Bashkuara, që vazhdojnë të jenë në fuqi, pas dështimit të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, sipas “Zërit të Amerikës”, Putin mund të mos ofrojë shumë ndihmë në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?