“Qendroni në strehimore!”, sulme të reja ruse me dronë kamikazë në Kiev

Forcat e armatosura ruse kanë shënjestruar sërish infrastrukturën kryesore ukrainase, kryesisht me UAV kamikazë, në orët e para të ditës së sotme në Kiev dhe rrethinat e kryeqytetit, njoftojnë zyrtarët ukrainas.

Sulmet ndaj Kievit vazhdojnë për të dytën natë radhazi, pas lëshimit të raketave dhe dronëve kamikaze në natën e Vitit të Ri dhe dje. Sulmet ajrore ruse kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje në energjisë elektrike, njoftoi sot kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Qëndroni në strehimore!“, këshillon Serhii Popko, kreu i komandës ushtarake rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas administratës ushtarake të qytetit, që nga ora 03:00 (ora lokale), mbrojtja ajrore ka shkatërruar 16 objektiva në hapësirën ajrore të Kievit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?