Ra nga kati i 12-të i pallatit, ndodh mrekullia me 13-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një 13-vjeçare ka rënë nga kati i 12 i një pallati. Fatmirësisht, ajo ka arritur që të shpëtojë.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill, sipas Daily Mail, ku Hetal Saroli humbi ekuilibrin ndërsa ishte përkulur në ballkon për të parë disa shokë të shkollës që ecnin përgjatë rrugës më poshtë.

Vajza pësoi disa fraktura dhe për këtë iu nënshtrua një numri të madh operacionesh. Fatmirësisht ajo po rikuperohet dita-ditës dhe është cilësuar si një mrekulli ajo që ka ndodhur me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pasi, adoleshentja kishte shpëtuar pa iu prekur organet e rëndësishme të trupit, si truri, zemra, apo veshka.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?