Raketa ruse bie në qendër të qytetit ukrainas, humb jetën një 22-vjeçare
Në Khmelnitsky të Ukrainës ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçe, kur një rakete gjigante ruse ra në qytet.
Një video amatore shfaq momentin, kur raketa ruse bie në qendër të qytetit ukrainas dhe ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm
E nga ky shpërthim i raketës ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçe, e cila u godit nga copëzat e raketës që ishin fatale për të.
Ndryshe kjo është edhe një dëshmi se ushtria ruse ka për objektiv shkatërrimin e infrastrukturës civile e assesi asaj ushtarake siç pretendon.
Ushtria ruse ka kryer sulme ajrore me dronë mbi Kiev në natën e ndërrimit të viteve, por mbrojtja kundërajrore e Ukrainës ka arritur shumicën e droneve t’i shpërthejë në ajër.
KOHA JONË SONDAZH

