Refuzimi i vizave, Rusia dëbon dy diplomatë suedezë

Ministria e Jashtme e Suedisë tha se dy diplomatë të saj janë dëbuar nga Rusia, pasi Stokholmi ua ka refuzuar vizat dy zyrtarëve rusë.

“Dy diplomatëve suedezë u është kërkuar të largohen nga Rusia. Na vjen keq për këtë vendim të Ministrisë së Jashtme ruse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme suedeze, Rasmus Eljanskog.

Ai sqaroi se ky veprim ka pasuar vendimin e Stokholmit për t’i mos zgjatur vizën një diplomati rus dhe për t’i refuzuar aplikimin për vizë diplomatike një tjetër shtetasi rus.
Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, u tha gazetarëve në Moskë se dëbimi i diplomatëve është përgjigje ndaj vendimit të Stokholmit për zyrtarët rusë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suedia, prej kohësh, është shprehur e shqetësuar nga kërcënimet e spiunëve rusë.
Vitin e kaluar, autoritetet e inteligjencës në Suedi kanë paralajmëruar se Moska “përbën kërcënimin më të madh të inteligjencës për Suedinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?