FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Regjimi i Gadafit infektonte fëmijët me AIDS?!

Dy ish-punonjës të regjimit të ish-liderit libian Muammar Gaddafi, në një spital të Bengazit u kanë injektuar virusin e AIDS-it disa fëmijëve. Ky fakt tronditës thuhet në shënimet e ish-shefit të Qeverisë libiane, që gjendet në duart e drejtësisë franceze.

Ky zbulim vjen dhjetë vjet pas lirimit të infermiereve bullgare, të cilat ishin akuzuar fillimisht për këtë krim

Shoukri Ghanem, shefi i Qeverisë nga viti 2003 deri në vitin 2006, pastaj ministër i Naftës, në shënimet e zbuluara pas vdekjes së tij në vitin 2012, shkruan për çështjen e pesë infermiereve bullgare dhe të një mjeku palestinez të cilët kanë qenë në burg nga viti 1999 e deri më 2007, e që janë liruar pas një fushate të shtetit francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ghanem shkruan se në 2007 e vizitoi Mohamaed El Khadari, anëtar i Komisionit Hetimor për lirimin e infermiereve. Sipas tij, Abdallah Senoussi, kreu i Inteligjencës ushtarake, së bashku me kreun e shërbimeve speciale libiane, Moussa Koussa, kanë siguruar virus me të cilin kishin infektuar fëmijët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat nga këto shënime zbulojnë edhe dyshimet rreth financimit të fushatës presidenciale të Nicolas Sarkozi më 2007. Shoukri Gham ka deklaruar se më 29 prill 2007 janë kryer tri pagesa prej 6.5 milionë eurosh.

Moussa Koussa jeton në mërgim, ndërsa Abdallah Senoussi u ekstradua në shtator 2012 nga Mauritania në Libi, ku edhe do të gjykohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?