Rekord në Turqi, kapet 1.2 ton ton kokainë
Është thyer rekordi i kokainës të kapur ndonjëherë në Turqi.
Policia turke ka sekuestruar në një kamion plot 1 ton e 271 kilogram kokainë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.
Ai tha:Dje kemi konfiskuar dërgesën më të madhe në histori. Ekipet tona policore në qytetin Erzincan konfiskuan 1 ton e 271 kilogramë heroinë që ishte fshehur në një kamion. Kjo sasi nuk është pjesë e shifrës së përmendur për vitin 2018.”
Gjatë gjithë vitit në Turqi janë konfiskuar më shumë se 80 ton marijuanë si dhe 15.8 ton kokainë.
KOHA JONË SONDAZH

