Rikthehen protestat e “jelekëverdhëve” kundër qeverisë franceze
Janë rikthyer sërish protestat e “jelekëverdhëve” kundër qeverisë së Emmanuel Macron.
Në javën e 22-të, protestuesit më të shumtë në numër u ngritën fillimisht me një tubim paqësor.
Situata është agravuar në qytetin jugperëndimor të Tuluzës, ku dhjetëra protestues u përplasën me policinë. Ata i vendosën zjarrin disa koshave të mbeturinave.
Sipas ministrisë së Brendshme, këtë javë u numëruan rreth 31 mijë demonstrues në të gjithë vendin dhe 5 mijë vetëm në Paris.
Protestat e “Jelekëve të Verdhë” nisën nëntorin e vitit të kaluar si shprehje e zemërimit publik ndaj rritjes së taksave të karburantit.
KOHA JONË SONDAZH

