Rikthehen protestat e jelekverdhëve

Proestuesit francezë që njihen si ”jelekverdhët” do të rikthehen sërish në rrugë për të kundërshtuar pushtetin në Francë. Policia ka ndaluar kotegorikisht protestat pranë katedrales së Notre Dame për shkak incidentin shkatërrues që ndodhi më 15 prill. Ky demonstrim i parashikuar në Paris, do të shënojë javën e 23 të protestave kundër qeverisë së Macron dhe nivelin të shtrenjtë të jetesës.

Ata do të protestojnë nesër, e shtunë, por me urdhër të prerë iu është ndaluar demonstrata afër Katedrales së djegur, shkruajnë mediat franceze. Për shkak të brishtësisë së ndërtësës, policia ka urdhëruar që protestat të zhvillohen sa më larg katedrales.

Jelek-verdhët kanë disa javë që protestojnë kundër qeverisjes së vendit, sidomos ndaj taksave të shtuara për punëtorët. Ata tashmë janë kthyer në një lëvizje dhe shprehen se janë kundër kastës aktuale franceze, të cilën e quajnë të kalbur dhe se punon kundër punëtorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?