Rreth 50 mijë ukrainas kanë humbur gjymtyrët gjatë luftës

Numri i gjymtimeve të humbur për qytetarët ukrainas thuhet se është tashmë në një nivel pothuajse të barabartë me Luftën e Parë Botërore.

Wall Street Journal raporton se midis 20,000 dhe 50,000 ukrainasve u janë dëmtuar një ose më shumë gjymtyrë në 18 muajt që nga pushtimi i Rusisë.

Raporti i WSJ thekson se numri aktual i personave me aftësi të kufizuara mund të jetë më i lartë sepse protezat kërkojnë kohë dhe disa nga të lënduarit presin t’i nënshtrohen procedurave për javë apo edhe muaj pas lëndimeve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, kostoja e gjymtyrëve artificiale arrin deri në 50,000 euro, ndërsa autoritetet ukrainase i paguajnë çdo ushtari të plagosur 20,000 euro. Nga ana tjetër, qytetarët e plagosur nuk kanë mundësi kurimi dhe detyrohen t’u drejtohen organizatave bamirëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas vlerësimeve të njërës prej këtyre organizatave, Fondacionit Houp, i cili ka selinë në Kiev, numri i ukrainasve që kanë pësuar lëndime të rënda gjatë luftës arrin në 200,000 njerëz.

Gjatë gjithë 4 viteve të Luftës së Parë Botërore, 41,000 ushtarë britanikë dhe 67,000 gjermanë kishin nevojë për mjekim.

Autoritetet ukrainase thuhet se u paguajnë të plagosurve 18,000 £ për të mbuluar koston – por shumë e kanë ende të vështirë të përballojnë trajtimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?