Rrezik për destabilizim, bie qeveria në Rumani

Qeveria e kryeminsitrit Florin Citu është rrëzuar sot me një votë mosbesimi, duke sjellë mundësinë e destabilizimit politik në Rumani.

Citu ishte zgjedhur kryeministër vetëm në dhjetor, por partia e qendrës së djathtë USR u largua muajin e kaluar nga koalicioni, duke cituar si arsye “qasje diktatoriale” prej tij.

Opozita Social Demokrate (PSD) akuzoi qeverinë e Citu për “varfërim të popullit rumun dhe rritje të borxhit kombëtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

PSD dhe USR lanë mënjanë diferencat e tyre për të mbështetur mocionin, të cilit i’u bashkua dhe e djathta ekstreme AUR. Presidenti duhet të emërojë një kryeministër të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?