Rrëzohet një helikopter ushtarak në Kubë, 5 të vdekur

Pesë persona humbën jetën si rezultat i rrëzimit të një helikopteri ushtarak në qytetin Holguin në lindje të Kubës.

Sipas një lajmi në BBC, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kubës njoftuan se helikopteri po lëvizte nga qyteti Holguin drejt Guantanamos.

Asnjëri nga pesë personat në bord nuk i ka shpëtuar aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e armatosura njoftuan se është nisur një hetim për incidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kubë, 112 njerëz kanë vdekur në aksidente ajrore në vitin 2018.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?