Rruga e vetme drejt lirisë nga ”kampi i ferrit” është martesa

Rreth 60,000 gra e fëmijë që u larguan nga bastioni i fundit i ISIS në mars 2019, tashmë qëndrojnë në kapin e refugjatëve Hawl, i menaxhuar nga forcat kurde pro-amerikane.

Burgosja e tyre në kamp është kthyer në një çështje emocionale për mbështetësit e ISIS nëpër botë, prandaj martesa me një nga gratë atje, qoftë edhe në distancë, është kthyer në një arritje nderi për këta elementë në rrjetet sociale.

Për gratë në kamp, kjo është një mënyrë për të siguruar të ardhurat që bëjnë më të përballueshme jetën në kamp, me të cilat të mund të blejnë mjekime, bebelina apo minuta për telefonët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka ende shifra zyrtare sesa gra kanë arritur të largohen nga kampi Hawl në këtë mënyrë, por para dy vjetësh të gjitha hapësirat e kampit ishin të zëna ndërsa tani ka disa seksione me ndarëse banimi të zbrazura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kampi është një vend i vështirë dhe numrat e mëdhenj të refugjatëve e bënin të vështirë ruajtjen e kontrollit nga rojet kurde.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?