Rusët nuk respektojnë armëpushimin. Evakuimi i Mariupolit është shtyrë

Evakuimi i civilëve nga Mariupol është shtyrë, sipas këshillit të qytetit Mariupol.

Ai thotë se pala ruse nuk e ka respektuar armëpushimin e përkohshëm, duke shtuar se banorët duhet të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi dhe se më shumë informacion do të jepet së shpejti.

Pak minuta më parë nënkryetari i bashkisë së qytetit i tha BBC-së se Mariupol ende po bombardohej dhe ka gjithashtu raporte se luftimet po vazhdojnë afër fundit të rrugës së evakuimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?