Rusia dëbon ambasadorët e Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë

Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, me pretendimin se kanë qenë pjesë e protestave pro-Aleksei Navalny-t.

Vendimi vjen në të njëjtën ditë që shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndodhet në Moskë për një vizitë diplomatike treditore.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se diplomatët morën pjesë në demonstrata të paligjshme në mbështetje të kritikut të Kremlinit Navalny më 23 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia e konsideron këtë një veprim “të papranueshëm dhe të papajtueshëm me statusin e tyre diplomatik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi i papritur i Rusisë mund të pasohet me masa reciproke.

Suedia ishte e para që reagoi, duke e lënë të kuptohet këtë gjë.

Stokholmi e cilëson vendimin e Moskës “plotësisht të pabazuar” dhe hedh poshtë akuzat ruse se ambasadori kishte marrë pjesë në një demonstratë pro Navalnit.

Ministria e Jashtme suedeze “rezervon të drejtën për të reaguar në mënyrë të përshtatshme”, tha ajo në një deklaratë me shkrim për AFP.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?