Sabrina, gruaja që po fut në sherr tre shtete
Është arrestuar shefja ekzekutive e kompanisë Hawei dhe Kina kërcënon se nga kjo ngjarje mund të ndodhë një incident i madh diplomatik me Amerikën dhe Kanadanë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.
Rasti bën fjalë për Meng Wanzhoi, financierja globale e kompanisë kineze e njohur ndryshe si Sabrina Meng, 46-vjeç e cila u arrestua në Vancuver ditën e shtunë dhe përballet me ekstradimin në Amerikë. Pekini po bën thirrje për Otavën dhe Uashintonin të sqarojnë asryet e ndalimit të tij, ndërkohë që Kanadaja e konfirmoi ndalimin e Meng mbrëmë vonë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Geng Shuang doli duke folur sot ku bëri një thirrje veçanërisht për Amerikën dhe Kanadanë, ai kërkoi sqarim se pse është ndaluar dhe të lirohet në mënyrë urgjente. Sabrina është gjithashtu një nga zëvendëskryetaret e bordit të kompanisë kineze teknologjike dhe është vajza e themeluesit të kompanisë, Ren Zhengfei. Arrestimi i saj thuhet se lidhet me shkelje ndaj sanksioneve amerikane.
Një seancë gjyqësore është caktuar për ditën e sotme, sipas departamentit të drejtësisë në Kanada. Ngjarja ndodh në një kohë kur Kina dhe Amerika ranë dakord të bëjnë paqe për nëntë muaj, pra pa vendosur tarifat e reja Autoritetet amerikane kanë hetuar Huaëei që nga viti 2016 me dyshimet se dërgon produkte në Amerikë dhe Iran, duke kundërshtuar ligjet e eksportit dhe sanksionet amerikane. Huawei është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të telefonëve dhe jo vetëm.
KOHA JONË SONDAZH

