Salla e konferencave kthehet në spital të përkohshëm

Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë, ku 235 persona humbën jetën në vetëm 24 orët e fundit, ndërsa qeveria thotë se ditët në vazhdim do të jenë edhe më të rënda. Salla e Konferencave IFEMA është rreth 240 mijë metra katror. Ndërtesa ndodhet në periferi të qytetit dhe pritet që brenda pak ditësh të mbushet plot me pacientë. Numri i të prekurve në Spanjë nisi të përhapet shumë shpejt, duke ngjarë gjithnjë e më shumë me situatën që po ndodh në Itali. Numri i të vdekurve që regjistrohen çdo ditë sa vjen e shtohet, duke arritur në 1326 persona këtë të shtunë, nga 1002 që ishin të premten e 20 marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?