Sekretari serb i Mbrojtjes: Largimi i Policisë së Kosovës, i hap rrugë largimit të ushtrisë serbe

Sekretari shtetëror i Ministrisë të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me një vlerësim të ri të situatës së sigurisë nga Serbia.

“Pas kësaj, mund të ketë hapin e dytë që përmendi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken”,-tha Staroviç për REL.

Autoritetet në Serbi, njoftuan më 26 maj se Ushtria Serbe ishte vendosur në shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjatë së cilës ata vendosën njësi dhe pajisje luftarake në kufirin me Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?