Senatori i parë republikan me ngjyrë, shpall kandidaturën për president

Senatori Tim Scott është bërë republikani më i fundit që i është bashkuar një gare gjithnjë që po bëhet gjithnjë e më e fortë, bëhet fjalë për zgjedhjet që do të zhvillohen në 2024 për presidentin e SHBA-së.

57-vjeçari i cili ka përfaqësuar Karolinën e Jugut në dhomë që nga viti 2013, premtoi të ringjallë “kulturën e madhështisë” së Amerikës. Me rreth 22 milionë dollarë në para në dorë, ai hyn në “betejë” me më shumë fonde për fushatën se çdo rival i tij.

Ai foli për rritjen nga një nënë beqare dhe sesi familja shkoi “nga pambuku në Kongres” gjatë jetës së gjyshit të tij. Scott ka folur më parë shpesh për përvojën e tij si një zezak në Amerikë, nga arrestimi nga policia shtatë herë në një vit deri tek ndalimi brenda ndërtesës së Kapitolit të SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?