SHBA e NATO, armë në Ukrainë. Alarmohet Rusia

Lëvizjet e Kievit zyrtar dhe vendimi I tij për të blerë armë në tregun e NATO-s, po shihen me shqetësim në Rusi.

Mediat ruse thonë në rajon po fryjnë erë lufte.“Pushka snajperë, automjete çminimi, parashuta; Departamenti ukrainas për Politikë Ushtarako-Teknike ka publikuar një listë të produkteve ushtarake që do të blihen në vitin 2021 në vendet e NATO-s. Kievi është i bindur se kjo do të rrisë seriozisht fuqinë luftarake të forcave të armatosura kombëtare”, shkruan Sputnik, i cili sheh pas këtyre shifrave një kërcënim për konflikt.

Ushtarët ukrainas, thuhet në artikull, trajnohen nga instruktorët perëndimorë, marrin pjesë rregullisht në stërvitje të përbashkëta me trupat e NATO-s dhe autoritetet nuk kursejnë fonde buxhetore për armët dhe pajisjet e tyre. Më tej, theksohet se Kievi do të blejë dy pajisje nënujore dhe 150 sisteme polake AD-95 për parashutë për Forcat e Operacioneve Speciale (SSO) – mjaftueshëm për një batalion të lëvizshëm ajror.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata kanë siguruar edhe rreth 80 pushkë amerikane snajper “Barrett M82”, të cilat njihen tashmë në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, ku vazhdojnë përplasjet me forcat ruse. Këto armë konsiderohen ideale për të shkatërruar foletë e snajperëve të kundërshtarit, kryesisht të mitrolozëve dhe objektivave të tjerë të rëndësishëm. Sipas portalit të Kremlinit, Ukrainë do të blejë edhe dronë të prodhuara në Lituani EDM4S-UA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?