SHBA ka njohur 13 Presidentë që prej Luftës së Dytë Botërore, e 14-ta një grua?

Edhe pak orë e ndajnë Amerikën drejt zgjedhjeve Presidenciale, ku populli do të votojë për dy kandidatët. Hillary Clinton kandidatja nga radhët e demokratëve dhe Donald Trupm, kandidati republikan.

Nëse do të rikthejmë në mendje se cilët kanë qenë Presidentët e SHBA-ve që prej Luftës së Dytë Botërore, rihet re një dominim të postit nga demokatët, me 7 përfaqësues të tyre në Shtëpinë e bardhë.

Pyetja që qarkullon është nëse demokratët do të fitojnë një mandat Presidencial me një kandidate grua, nëse Hillary Clinton do të jetë Presidentja e re e SHBA-së?

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë vijon lista e tyre, data e zgjedhjes së tyre dhe e pasardhësve:

Swiss Digital Mobile Reklama

1932-1945: Franklin D. Roosevelt (demokrat). Rizgjedhur për herë të katërt në vitin 1940. Limitimi në dy mandate u miratua në vitin 1951. Ai vdiq më 12 prill 1945, të paktën një muaj para përfundimit të luftës në Europë.

1945-1952: Harry Truman (demokrat).Zëvendëspresidenti i Rooseveltit, ishte pasardhësi i tij pas vdekjes dhe u rizgjodh në vitin 1948.

1952-1960: Dwight Eisenhower (republikan)

1960-1963: John F. Kennedy (demokrat). Ai vritet në Dallas më 22 nëntor 1963.

1963-1968: Lyndon Johnson (demokrat). Zëvendëspresidenti i Kenedit, ishte pasardhësi i tij pas vdekjes dhe u rizgjodh në vitin 1963 dhe u rizgjodh në vitin 1964.

1968-1974: Richard Nixon (republikan). Rizgjedhur në vitin 1972, ai u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të çështjes Watergate në vitin 1974.

1974-1976: Gerald Ford (republikan). Zëvendëspresidenti i Nixonit, ishte pasardhësi i tij pas dorëheqjes dhe mbeti që prej asaj dite i vetmi president që nuk u zgjodh kurrë, pasi humbi zgjedhjet në vitin 1976 përballë Jimmy Carter.

1976-1980: Jimmy Carter (demokrat)
1980-1988: Ronald Reagan (republikan)
1988-1992: George Bush (republikan)
1992-2000: Bill Clinton (demokrat)
2000-2008: George W. Bush (republikan)
2008 -2016: Barack Obama (demokrat)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?