Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Do zbatojmë çdo urdhër të Vuçiç

Shefi i shtabit të ushtrisë se Serbisë, Milan Mojsilloviç, mbajti një konferencë urgjente. Ai tha se nëse komandanti suprem, pra presidenti Vuçiç, do të japë një urdhër për situatën në Kosovës, ushtria serbe do të zbatojë menjëherë atë.

“Populli serb në Kosovë dhe Metohi është i ekspozuar ndaj një persekutimi të tmerrshëm nga regjimi i Prishtinës i Albin Kurtit. Serbët janë shënjestër e përditshme e Albin Kurtit. Faji i vetëm i tyre është se kanë emra dhe mbiemra serbë dhe që ndoshta nuk duan të largohen nga vatra e tyre.

Terrori i regjimit të Kurtit nuk mund të tolerohet më as fizikisht. Ushtria Serbe i ka përmbushur dhe i përmbush të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së, por është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta.

Swiss Digital Desktop Reklama

E informova komandantin e KFOR-it se kërkojmë masa urgjente për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe Metohi. Kjo është kërkesa jonë për KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Forcat e Armatosura Serbe, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së, nëse marrin urdhër nga Komandanti Suprem, do të kryejnë të gjitha detyrat e tyre në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Milan Mojsilloviç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?