Shembet ura në Patra, deri tani janë konfirmuar dy viktima

Ka shkuar në 2 numri i personave që humbën jetën, ndërsa persona të tjerë janë poshtë gërmadhave të urës së Patras, Greqi, që u shemb mesditën e sotme (23 korrik)

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se shembja ka ndodhur në momentin kur do të bëhej një shpërthim i kontrolluar, ndërkohë që punimet në këtë urë po bëheshin prej dy vitesh

TV grek Ert shkruan se poshtë gërmadhave dëgjohen zëra dhe grupet e kërkim shpërthimit kanë në dispozicion dhe një dron

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme ishte planifikuar prishja e kontrolluar e një pjese të strukturës hyrëse në unazën e Patrës, por nën urë ndodheshin pesë-gjashtë persona, ndoshta romë, të cilët kishin shkuar atje për të mbledhur metal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje ndodhet zv/ministrja e infrastrukturës Christina Alexopoulou, guvernatori i rajonit Nektarios Farmakis dhe zëvendësguvernatori i rajonit Charalambos Bonanos dhe kryetari i bashkisë së Patrës Kostas Peletidis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?