Shifra alarmante, aborti selektiv zhduk miliona vajza në botë

Abortet selektive kanë çekuilibruar marrëdhënien natyrore ndërmjet gjinive. Në disa vende të botës, për të favorizuar lindjet e meshkujve janë shtuar ndërprerjet e shtatëzanisë.

Sipas një studimi të PNAS, në 12 vende të botës, nga viti 1970 deri në 2017-ën, është vënë re një zhbalancim natyror në gjininë e të porsalindurve, në favor të meshkujve.

Ka ende shoqëri ku lindja e një djali preferohet më shumë sesa lindja e një vajze, për shkaqe të trashëgimisë. Nisur nga paragjykimet, por edhe politikat sociale në disa vende, është rritur numri i familjeve që abortojnë fetuset femra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga një studim i Universitetit të Singaporit, të cilët analizuat të dhënat demografikë në 202 vende, rezulton se në 12 prej tyre familjet kanë pasur presion të madh shoqërir për të lindur meshkuj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesin e këtyre vendeve, bie në sy Kina dhe India.  Sipas të dhënave të studimit, si pasojë e aborteve selektive, në Kinë dhe Indi, që nga 1970-ta deri në 2017-ën, janë zhdukur respektivisht 11.9 milionë dhe 10.6 milionë vajza.

Në total, duke marrë dhe vendet e tjera me tepricë meshkujsh, rezulton se nga 1970-ta, në botë janë zhdukur 23.1 milionë vajza. Gradualisht raporti femra-meshkuj po normalizohet, me përjashtim të Indisë dhe Vietnamit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?