Shisnin vaksina të rreme kundër Covid-19, policia arreston grupin kriminal

Më shumë se 80 anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se prodhonin dhe shisnin vaksina të rreme kundër COVID-19 janë arrestuar nga policia në Kinë.

Sipas mediave vendase, grupi udhëhiqej nga një person i indetifikuar si Kong dhe ishte aktiv që nga muaji shtator i vitit të kaluar (2020).

Nga informacionet që janë grumbulluar deri më tani policia bën të ditur se vaksinat e rreme besohet se janë shitur edhe në vendet e tjera fqinje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 3 mijë vaksina të rreme janë sekuestruar nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anën tjetër zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jasthme, Wang Wenbin, ka bërë të ditur se Kina tashmë ka njoftuar shtetet relevante për situatën e krijuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?