Shkëputet akullnaja, 125 persona rezultojnë të zhdukur

Rreth 125 persona rezultojnë të zhdukur nga shkëputja e një akullnaje në zonën e Himalajeve në Indi. ”Reuters”, raporton se nga shkëputja e akullnajës është shembur një digë, duke shkaktuar përmbytje në fshatrat përreth.

Për shkak të përmbytjeve, autoritetet evakuuan banorët, nga të cilët 125 persona rezultojnë të zhdukur. “Ndodhi shumë shpejt, nuk kishte kohë për të lajmëruar askënd”, tha për ”Reuters” një dëshmitar.

Autoritetet i druhen faktit se numri i personave të zhdukur mund të rritet. Pjesa më e madhe e të zhdukurve ishin punëtor që punonin në digë për projektin hidroelektrik. Dymbëdhjetë persona të tjerë që kishin mbetur të bllokuar në një tunel u shpëtuan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?