Shpërthim i fuqishëm në detin Kaspik, ja dyshime e para

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në afërsi të një platformë nafte në brigjet e Azerbajxhanit, në detin Kaspik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 me atë lokale, ndërsa shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta. Flakë të mëdha që ngriheshin drejt qiellit u filmuan nga njerëzit me dhjetëra kilometra larg vendngjarjes.

Fillimisht, mediat lokale raportuan për shpërthim në një platformë nafte, por kjo më pas u mohua nga SOCAR, Kompania Shtetërore e Naftës në Azerbajxhan,

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka pasur aksidente në platformat në det të hapur dhe objektet industriale nën kontrollin e drejtpërdrejtë të SOCAR, puna vazhdon në modalitetin normal. Dyshimi ynë fillestar i shpërthimit në det është shpërthimi i një vullkani.” ka deklaruar SOCAR.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?