Shqipëria fiton simpati, Gjermania në grup të vështirë!

Nga Kampioanti Evropian i futbollit në Francë: Shqipëria dhe tifozeria shqiptare fitojnë simpati. Kualifikimi për në çerek finale ka sjellë mjaft surpriza dhe zhgënjime…

Përfundoi faza e parë e garave në grupe në Kampionatin Evropian të futbollit. Shqipëria ka fituar zemrat e shumë simpatizantëve në Evropë me paraqitjen e saj shumë dinjitoze. Veçanërisht tifozët shqiptarë kanë fituar simpatinë e francezëve, gjermanëve dhe shumë popujve të tjerë, me sjelljen dhe tifozërinë e tyre të mrekullueshme.

UEFA EURO 2016 Albanien - Schweiz Xherdan ShaqiriXherdan Shaqiri në ndeshjen Shqipëri-Zvicër më 11.06.2016 në Stade Bollaert-Delelis të Lens, Francë

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Shqipëria nuk u kualifikua për në çerek finales dhe garat e mëtejshme do t’i shohin nga tribunat apo përmes ekraneve televizive. Ashtu siç edhe pritej, Gjermania fitoi vendin e parë në grupin e saj me Poloninë, Irlandën e Veriut dhe Ukrainën. Por Gjermaninë në rrugën deri në finalen eventuale, e presin pengesa shumë të mëdha – Sllovakia e më pas Spanja, Italia, Anglia, Franca…

Swiss Digital Mobile Reklama
Frankreich Fußball-EM Deutschland vs. Nordirland Nga ndeshja Gjermani – Irlandë e Veriut, më 21.06.2016 në Parc des Princes, Paris

Ndërsa në grupin tjetër konkurrenca është shumë më e lehtë. Në këto gara ka pasur deri tani edhe disa surpriza të mëdha të këndshme, siç ishte kualifikimi i Islandës, Irlandës dhe Hungarisë. Por ka pasur edhe zhgënjime si Suedia, Rusia, Ukraina.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?