”Shtëpia e tmerrit”, babai dhe vajza kryenin incest. Gjenden 3 foshnje të pajeta në bodrum

Polonia është tronditur nga zbulimi i “shtëpisë së tmerrit”, ku babai dhe vajza e tij jetonin një lidhje dashurie prej katër vitesh, duke lindur edhe dy fëmijë. Ngjarja shokuese u zbulua pasi fqinjët e tyre u alarmuan teksa shihnin babë e bijë të ecnin dorë për dore në fshat, ndërsa më pas në bodrumin e shtëpisë së tyre u gjetën trupat e tre foshnjave të porsalindura të vdekura.

54-vjeçari Piotr Gierasik dhe e bija 20 vjeçe, Paulina, tashmë do të përballen me burgim të përjetshëm pasi akuzohen për vrasje dhe incest. Dy nga foshnjat i përkisnin Paulinës, thanë hetuesit, dhe nëna e të tretit është motra e saj.

Referuar arrestimeve më herët, Mariusz Duszyński nga Prokuroria e Qarkut në Gdańsk tha: “Vajza është akuzuar për dy vrasje dhe për marrëdhënie incesti me babain e saj. Burri u akuzua për tre vrasje, për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe incest me një tjetër vajzë të tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?